Gjimshiti: Duhet ta japim maksimumin ndaj Çekisë, nuk ka rëndësi kush luan

Bashkë me trajnerin Edi Reja, në konferencën për shtyp para ndeshjes miqësore kundër Çekisë ishte edhe mbrojtësi kuqezi Berat Gjimshiti. Ai e vlerësoi në maksimun rivalin e ndeshjes së nesërme për të cilin tha se ka shumë cilësi në grup.

“Në anën e skuadrës çeke, besoj së janë një skuadër pothuajse në një nivel fizik dhe besoj që në ofanzivë janë garant, besoj shumë lojtarë më shumë cilësi, disa edhe i njohim që luajnë në Evropë por besoj do japim maksimumin tonë për të dal dhe ta fitojmë ndeshjen.”, tha Gjimshti.

Sa i përket vijës mbrojtëse që po vlerësohet lartë kohëve të fundit, Gjimshti tha se nuk ka rëndësi se kush luan nga fillimit po se secili lojtar që futet në fushe duhet ta jap maksimumin.

“Besoj që sigurisht vendosë trajneri pastaj kush do të luajë në treshe por sidomos kush do të luajë besojë që do të jetë 100 përqind në formë dhe të japi maksimumin e vetë…Çekia ka cilësi në sulm që duhet të japim maksimumin dhe besoj do t’ia arrijmë në çoftë se jemi të përqendruar.”, theksoi ai.

Krejt në fund Gjimshti tha se sulmi fillon nga mbrojtja dhe se vetëbesimi i lojtarëve vjen nga angazhimi maksimal që duhet të tregohet në stërvitje.

“Në stërvitje e merr vetbesimin, sidomos çdo lojtar në stërvitje e merr vetëbesimin. Pastaj futbolli ndoshta nuk është i njëjtë që luajmë më Atalantan sikur këtu se çdo lojtar ka atë stilin e vet të lojës….. Ofanziva fillon te mbrojtësit që t’i japim topat e para kështu që përfundon te sulmuesi, jo vetëm sulmuesi. “, tha në fund Gjimshti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *