Gjermania luan sfidën jetike ndaj Spanjës, formacionet e mundshme

Humbja nga Japonia në ndeshjen e parë e detyron Gjermaninë që të kërkojë vetëm fitore ndaj Spanjës në ndeshjen e dytë të grupit E për të mbajtur të hapur mundësinë e kualifikimit në fazën tjetër të Kampionatit Botëror.

Gjermania pësoi disfatë me rezultat 2-1 nga Japonia, ndërsa rivali i sotëm i tyre, Spanja tregoi forcën duke e shkatërruar Kosta Rikën me rezultat të thellë 7-0.

Grupi E kryesohet nga Spanja dhe Japonia që kanë nga tre pikë kurse Gjermania dhe Kosta Rika janë pa pikë.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Al Bayt” me fillim nha ora 20:00, ndërsa këto janë formacionet e mundshme:

Spanja (4-3-3): Simon; Azpilicueta, Rodri, Laporte, Alba; Gavi, Busquets, Pedri; Torres, Asensio, Olmo

Gjermania (4-2-3-1): Neuer; Sule, Rudiger, Schlotterbeck, Raum; Kimmich, Gundogan; Gnabry, Musiala, Sane; Muller

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *