Gjermania fiton dhe e “blindon” vendin e parë në grup

Gjermania ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2:1 ndaj Rumanisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës.

Ndeshja e zhvilluar në “Volksparkstadion” nisi keq për Gjermaninë, pasi e panë veten në disavantazh pas nëntë minutave lojë.

Ishte Hagi që realizoi golin e epërsisë për mysafirët qysh në minutën e nëntë të ndeshjes.

Ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë. Në të dytën, Gjermania “ndezi” turbinat.

Fillimisht, Gnabry barazoi rezultatin në minutën e 52-të pas asistimit të Marco Reus.

Golin e fitores për vendasit e realizoi Thomas Muller në minutën e 81-të.

Me këtë fitore, Gjermania e “blindon” vendin e parë në tabelë me 18 pikë, gjashtë më shumë se Maqedonai e Veriut në vendin e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *