Shqipëria ka arritur të marr fitoren e tretë në kualifikime për Kampionatin Botëror, duke e mposhtur Hungarinë me rezultat 1-0.
“Ishte një fitore e merituar, fatin që nuk e patëm në Poloni na erdhi këtu, me këtë golin e vonë, duhet të vazhdojmë, kemi ndeshje të vështira, duhet ta mbajmë grupin të hapur.
Më vjen keq që nuk do të luaj me San Marinon, e bëra faullin sepse nuk doja të ndëshkoheshim në atë moment.
Kartonat e verdhë? Është loja e haur e të dyja skuadrave dhe në shumë takime vjen momenti për të ndërhyrë dhe bërë faull. Pastaj jam pak llafazan, flas shumë me arbitrat dhe më ndëshkojnë.
Aktivizimi krah Bajramit? U pa qartë se çfarë vlere ka Bajrami për ekipin tonë, për të dhënë pasin e fundit dhe për të goditur portën. U duk sikur ka qenë prej kohësh pjesë e Kombëtares. Gëzohemi të gjithë që është pjesa jonë.”