Flet heroi i Shqipërisë: Shumë krenar për këtë fanellë

Ishte heroi i Shqipërisë përballë Hungarisë, pasi shënoi golin vendimtar të ndeshjes sapo hyri në fushë.

Armando Broja tregon në intervistën pas ndeshjes se është shumë krenar për fanellën kuqezi.

“Shumë krenar për këtë fanellë, për këtë ekip. Ka qenë një ndeshje shumë e rëndësishme, na duheshin patjetër tri pikët. Me aktivizoi trajneri në fund dhe shyqyr që shënona. Goli vjen atëherë kur do vetë, është më e rëndësishme të marrësh tri pikët. Ekipi vjen para individit. Jam një lojtar që ka nevojë për minuta, por ekipi është shumë më i rëndësishëm.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *