Forma e kaluar te Fenerbahce ka bërë që sulmuesi Vedat Muriqi të jetë një nga lojtarët më të mirë në Superligën e Turqisë.
Ylli i Kosovës ka shndërruar Fenerbahcen në një skuadër konkurruese këtë sezon, ku po kërkon titullin pas një kohe të gjatë.
Paraqitjet e Muriqit te Fenerbahce këtë sezon janë përcjell nga shumë skautë të skuadrave evropiane.
Raportohet se hiq më pak se gjashtë skuadra nga Premierliga janë të interesuara për sulmuesin nga Prizreni.
Manchester United, Tottenham, Aston Villa, Leicester City, Brighton dhe Burnley, kanë shprehur interesim për 25 vjeçarin.