Kosova është mposhtur në udhëtim nga Greqia në kuadër të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” u mposhtën 2:0 ndaj Greqisë në Volos, duke humbur edhe matematikisht gjasat për vendin e parë.
Pas ndeshjes, trajneri Alain Giresse tha se tensionet mes tifozëve nuk ndikojnë në ndeshje.
“E kanë rolin e tyre. Ata e ndihmuan ekipin, por nuk ishte pika kyçe e ndeshjes”, tha ai.
Tutje, trajneri francez deklaroi se duhet të punojnë më shumë dhe përmendi mungesat si pikë kyçe.
“Nuk mund të ftonim lojtarë në ndeshjen e fundit, pasi ata veçse kanë filluar pushimet. Duhet të punojmë më shumë dhe të ndryshojmë nivelin. Por, të gjithë duhet të mendojnë për lojtarët që munguan. Ata mund ta kishin bërë ndryshimin”, u shpreh Giresse.