Giresse deklarohet pas barazimit të Kosovës në miqësore me Armeninë

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka barazuar 2:2 në miqësoren e parë të muajit nëntor nga Armenia.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse u shpreh i kënaqur që të besuarit e tij nuk e humbën ndeshjen.

“Çka është me rëndësi është se nuk e humbëm ndeshjen, pasi barazuam. Sa i përket gjërave negative dhe pozitive të këtij dueli, nuk mund t’i themi tani për shkak se duhet ta analizojmë ndeshjen. Gjëja pozitive ishte reagimi i lojtarëve tanë pas disavantazhit. Pas pjesës së parë, edhe bëmë ndryshime në pozicionime në fushë dhe motivuam lojtarët, të cilët reaguan për ta mbyllur ndeshjen me barazim. Herët është një mendim për lojtarët se si luajtën apo cilat emra mund të jenë në të ardhmen pjesë e Kosovës. Herët është edhe ndeshja me Ishujt Faroe, kështu që duhet të presim dhe të shohim”, tha Giresse.

Tri ditë më vonë, Kombëtarja e Kosovës luan ndeshjen e dytë dhe të fundit miqësore me Ishujt Faroe në po të njëjtin stadium.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *