Gireese: Kemi shumë mungesa por me këta lojtarë që kemi e kërkojmë fitoren

Trajneri i Kosovës, Alian Gireese ka mbajtur konferencë për shtyp para ndeshjes me Greqinë, derisa ka thënë që këtu është për fitore, raporton nga Volos.

“Kemi pasur shumë probleme me lendime dhe ndëshkime, por me këta lojtarë që kemi ne do të mundohemi të marrim më të mirën. Pra nuk duhet të dorëzohemi por të luftojmë me forcat që kemi”, ka thënë trajneri Alian Gireese.

Greqia e Kosova ndeshën nesër nga ora 20:45 dhe ky takim do të vendosë se cila skuadër do të përfundojë në vendin e parë në Grup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *