Giovanni van Bronckhorst pritet që ta marr drejtimin e skuadrës së Rangers dhe është në mbyllje të procedurave për ta përfunduar kontratën me Ibroxin, raporton “Daily Record”.
Gjigantët e Glasgow zhvilluan bisedime me holandezin të dielën.
Derisa ai mund të konfirmohet si pasardhësi i Steven Gerrard të hënën në mbrëmje.
Ish-trajneri i Chelseat, Frank Lampard gjithashtu zhvilloi bisedime me “hierakinë” e Rangers, por Van Bronckhorst mbetet zgjedhja e tyre e parë.
Rangers nën drejtimin e Gerrard fituan titullin e kampionit me asnjë humbje në kampionat.