Gattuso kapet keq me Inzaghin

Trajneri i Napolit Genaro Gattuso nuk ka humbur asnjë fije nga karakteri i tij gjaknxehtë dhe i ashpër që prej kohës kur luante futboll.

Tekniku i skuadrës bardhekaltër është përplasur disa herë mbrëmë me kolegun e Lacios Simone Inzaghit, aq sa e kanë tepruar me fjalët kundër njëri-tjetrit.

Pas përfundimit të ndeshjes Napoli-Lazio 3-1, Gattuso ka vazhduar debatin me njërin prej bashkëpunëtoreve të stafit teknik. Në këtë moment, ka ndërhyrë drejtori i Lazios Igli Tare, i cili ka përqafuar Gattuson për ta qetësuar.

“Terrone (term ofendues për njerëzit nga jugu i Italisë) ?! Hajde ma thuaj në sy!”, shpërthen Gattuso pas ankesave të Inzaghit për një faull ndaj njërit prej lojtarëve të tij.

“Do të bisedojmë më vone”, i përgjigjet trajneri i Lazios.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *