Gati gjysma e formacionit të javës në Zvicër janë shqiptarë

Katër lojtarë më origjinë shqiptare në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës. Raundi i 30-të u mbyll me fitoren e Young Boys 3-0 ndaj Grasshoppers. Skuadra nga Berna ruan kreun në klasifikimin e përgjithshëm.

Sajti “Sofascore”, i specializuar në përpunimin e statistikave në futboll, ka publikuar formacionin e javës në elitën e futbollit zviceran, aty ku pjesë e saj janë plot katër lojtarë shqiptarë.

Në portë është vendosur Amir Shaipi, i cili për performancën e jashtëzakonshme, Ai është vlerësuar me notën 7.8.

Në mbrojtje janë të vendosur dy futbollistët shtatlartë, Albian Hajdari dhe Mirlind Kryeziu.

Hajdari u vlerësua me notën 8.2 për paraqitjen e tij fantastike ndaj Baselit, ndërsa Mirlind Kryeziu mori notën 8.1 në ndeshjen që Zurichu e zhvilloi ndaj Winterthurit.

Donat Rrudhani me dy golat e tij ndaj St.Gallen, ndihmoi Lausannen qe të merrte një pikë të vlefshme nga ky takim dhe ishte lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 9.1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *