Drejtori i Slavia Pragës takohet me Batatinën, trajneri thotë se klubi çek është i interesuar për tre futbollistë

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është takuar me drejtorin sportiv të Slavia Pragës, Jiri Bilek.

Në njoftimin e lëshuar nga klubi, thuhet se kjo skuadër është e interesuar për tre futbollistë të Llapit.

“Kryetrajneri i ekipit tonë, Tahir Batatina gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me Jiri Bilek, Drejtor Sportiv i Slavia Pragë, Milan Martinovič, menaxher ndërkombëtar kroat si dhe Agim Saraçi, menaxher shqiptar në Çeki ku ka diskutuar detaje rreth bashkëpunimit mes Slavia Pragë dhe KF Llapi.

Ndër të tjerash, sipas Batatinës në këtë takim u konfirmua se klubi Slavia Praga është e interesuar për tre futbollistë të klubit tonë dhe do vijoj interesimin edhe për futbollistë tjerë gjatë muajve në vijim që më pas të arrihet edhe ndonjë marrëveshje finale.
Në fund palët u dakorduan që kryetrajneri Batatina të udhëtoj pas përfundimit të kampionatit për vizitë tek Slavia Pragë që të diskutohen detaje edhe më të rëndësishme të bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *