Futbollisti kosovar vazhdon kontratën me skuadrën zvicerane

Mbrojtësi kosovar Lindrit Kamberi ka vazhduar edhe për tri vite kontratën me kampionin e Zvicrës, Zurich.

Kontrata me 22-vjeçarin u vazhdua deri në verën e vitit 2025. Mbrojtësi i qendrës në edicionin e fundit kryesisht ishte rezervist, por kompletoi ndeshjet e fundit duke luajtur përkrah Mirlind Kryeziut dhe Fidan Alitit. Kamberi ka 18 paraqitje për Zurichun, ndërsa ka realizuar një gol. Ai luajti huazim te Ëili në edicionin 2019/2020. Më pas ishte i huazuar te Ëinterthuri në edicionin 2020/2021, por Zurichu e ktheu para kohe.

“Lindriti ka vazhduar zhvillimin në vitet e fundit. Ai ishte kapiten i ekipit U21 dhe më pas u paraqit në nivel të lartë në Challenge League. Profesional u shfaq edhe në Superligë. Me personalitetin pozitiv dhe dëshirën e madhe për përmirësim, Lindriti është bast i sigurt për ekipin tonë. Jam i lumtur që Lindriti, një tjetër talent i klubit tonë, vazhdon rrugëtimin te Zurichu”, ka thënë drejtori sportiv i Zuerichut, Marinko Jurendiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *