Lojërat Olimpike për futbollistin spanjoll, Dani Ceballos duket se kanë marrë fund.
Mesfushori 24-vjeçar ka pësuar dëmtim të rëndë në kyçin e këmbës së majtë me ç’rast është detyruar ta lëshojë fushën në takimin kundër Egjiptit, e vlefshme për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Në një duel me futbollistin egjiptian Taher Mohamed, lojtari spanjoll u lëndua pasi egjiptiani e shkeli atë në kyçin e këmbës e cila e bëri ta lëshonte fushën.
Ceballos u shtri në fushë ngase nuk mundi ta vazhdonte ndeshjen.
Më poshtë mund ta shikoni këmbën e Ceballos pas lëndimit.