Futbollistët kundër trajnerit, duan shkarkimin e menjëhershëm

Shpërthimi i Antonio Contes kundër lojtarëve të Tottenhamit dhe vetë historisë së klubit, duket se nuk është pritur aspak mirë në dhomat e zhveshjes.

Drejtuesit e klubit kanë vendosur të mos i rinovojnë më kontratën që i skadon në qershor, megjithatë duket se do të jetë e vështirë që italiani të qëndrojë deri në fund të sezonit.

Burime pranë klubit londinez raportojnë e disa prej senatorëve të Tottenhamit kanë kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Contes, pasi raportet mes palëve janë prishur tashmë.

Natyrisht sulmi mbi lojtarët dhe akuzat se Tottenham po dështon për shkak të tyre nuk është mirëpritur në dhomat e zhveshjes, teksa tani mbetet për t’u parë reagimi i Paraticit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *