Futbolli italian në zi, vdes drejtori i Fiorentinas

Drejtori i Fiorentinës, Joe Barone, vdiq në Milano sot në moshën 57-vjeçare, dhe lajmin e konfirmoi vetë skuadra e Serie A në rrjetet sociale.

Fiorentina e konfirmoi se drejtori i përgjithshëm i tyre, Joe Barone vdiq sot në spitalin San Raffaele në Milano në moshën 57-vjeçare.

Barone u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike të dielën pasdite, pasi pësoi arrest kardiak disa orë para ndeshjes së Serie A mes Fiorentinas dhe Atalantas në stadiumin “Gewiss” në Bergamo.

Ai iu nënshtrua një operacioni në zemër të dielën dhe Fiorentina tha të hënën se 57-vjeçari ishte në mbështetje jete. Barone do të kishte mbushur 58 vjeç nesër, më 20 mars.

Ai lindi në vitin 1966 në Pozzallo, Sicili, por u shpërngul në New York me familjen e tij kur ishte tetë vjeç. Drejtori italiano-amerikan u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Fiorentinas kur Rocco Commisso bleu klubin nga familja Della Valle në verën e vitit 2019. Ai kishte shërbyer si zëvendëspresident i New York Cosmos nga 2017 deri në emërimin e tij në Fiorentina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *