Fury dhe Wilder i mbushën kuletat nga trilogjia e së shtunës

Tyson Fury dhe Deontay Wilder i mbushën kuletat me miliona dollarë nga lufta e tretë mes tyre për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë të shtunën.

Fury e mbrojti titullin e botës WBC në kategorinë e rëndë me një paraqitje mahnitëse, duke e nokautuar Wilderin në rundin e 11-të në një luftë të paparë.

Edhe vetë boksieri britanik e puthi dyshemenë dy herë, që të dyja në rundin e katërt, por tregoi përsëri forcë magjike për t’u riaftësuar dhe për ta rimarrë veten në kohë për ta arritur triumfin madhështor.

Lufta e tretë Fury – Wilder do të mbahet në mend pa dyshim si njëra prej luftërave më të mira në historinë e boksit.

Fury dhe Wilder i ndanë 10 milionë dollarë mes vete nga shuma e caktuar për këtë meç, megjithëse Fury i firoi 60% apo 6 milionë dollarë, ndërsa Wilderi 40 për qind apo 4 milionë dollarë.

Por kjo nuk është e gjitha që fituan ata nga lufta në Las Vegas, pasi ata përfituan edhe nga të hyrat e transmetimit të meçit në televizion.

Besohet se ata i fituan nga 18 milionë dollarë nga të ardhurat prej transmetimit të luftës.

Kjo ishte fitorja e dytë e Furyt ndaj Wilderit që e vulos mbizotërimin e britanikut ndaj amerikanit.

31-vjeçari po ashtu vijon të jetë i pamposhtur si profesionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *