Fund i çmendur në Inter-Sassuolo, zikaltrit i thonë lamtumirë titullit

Inter-Sassuolo, ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Serisë A, është mbyllur në barazim 3-3.

Sfida e luajtur në San Siro ka pasur një fund të çmendur, me tre gola të shënuar në tetë minutat e fundit.

Miqtë kanë zhbllokuar ndeshjen në minutën e 4-t me Caputo-n, ndërsa zikaltrit janë kundërpërgjigjur në fundin e pjesës së parë duke përmbysur rezultatin me një penallti të Lukaku-t dhe golin e Biraghi-t.

Zikaltrit e kanë ruajtur avantazhin deri në minutëjn e 81-të, kur Berardi ka barazuar për miqtë me penallti. Megjithatë, zikaltrit janë kthyer në avantazh pesë minuta më mbrapa me Valero-n, por nuk mbaron me kaq.

Në të 89-ën, Sassuolo ka gjetur golin e barazimit përfundimtar me Magnani-n. Inter e ka mbyllur takimin me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Skriniar.

Skuadra e Conte-s mbetet tetë pikë larg Juventus-it kryesues pas këtij rezultati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *