Formacionet zyrtare: Liverpooli vazhdon luftën për titull, pengesa e radhës Newcastle United

Liverpooli do mundohet ta kalojë sot edhe pengesën e radhës në rrugëtimin drejt titullit të kampionit në Premierligë.

“Të Kuqtë” sot vizitojnë Newcastle United për ta zhvilluar ndeshjen e javës së 35-të në stadiumin “St.James Park”.

Newcastle United nuk pritet të jetë “kafshatë e lehtë” për të besuarit e trajnerit gjerman, Jurgen Klopp. Nikoqirët gëzojnë formë të lartë, duke triumfuar në katër përballjet e fundit.

Liverpooli ka 79 pikë në pozitën e dytë, një më pak se City lider. Newcastle United ndodhet në pozitën e 9-të me 43 pikë.

Formacionet zyrtare:

Newcastle United: Dubravka, Krafth, Schar, Burn, Targett, Shelvey, Guiumars, Willock, Almiron, Joelinton, Allan Saint-Maximin.

Liverpool: Alisson, Gomez, Matip, Van Dijk, Robertson, Henderson, Milner, Keita, Mane, Diaz, Jota./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *