Ermir Lenjani, anësori sulmues i Shqipërisë, ka folur për Super Sport pas fitores së Kombëtares shqiptare 1-0 ndaj Andorrës në ndeshjen e parë eliminatore për Botërorin Katar 2022.
Golin e vetëm e shënoi pikërisht Ermir Lenjani që është shumë i lumtur që e gjeti rrjetën me Kuqezinjtë, pas një periudhe jo të mirë viteve të fundit.
“Jam shumë krenar që i ndihmova shokët e mi për fitoren, jam shumë i lumtur”, tha ai.
“Nuk ka qenë lojë shumë e mirë, të them të drejtën, duhet të analizojmë çfarë mund të bëjmë më mirë kundër Anglisë”.
“Ndjehem shumë mirë, si ofensive, si defensivë, mundem me lu çdo kund, trajneri më dha besimin, mundohem të bëj sa më mirë dhe besoj se nuk ishte keq”.