Quique Setien ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes kundër Celta Vigo.
Barcelona ka luajtur baras 2:2 në udhëtimin kundër Celta Vigo, duke i dhënë mundësi Real Madridit që të dalë me 2 pikë përpara.
Pas ndeshjes, Setien nuk është shprehur shumë i shqetësuar, por ka thënë se tashmë margjina për gabime zvoglohet.
“Ata rrezikuan shumë në minutat e fundit dhe ata gjetën një gol që iu dha atyre një pikë. Ne nuk duhet të vinim në atë situatë, sepse ne ishim shumë skuadër më e mirë në pjesën e parë. Ne duhet të shkonim në pushim me rezultat më stabil”, ka thënë Setien, transmeton lajmi.net.
“Nuk jemi në një moment të qartë. Ne kemi bërë disa gjëra shumë mirë. Duhet të ishte ndeshje më e rehatshme. Ne na mungon të konvertojmë lojën në gola. Superioriteti që patëm në pjesën e parë ishte i mjaftueshëm për të mbyllur ndeshjen. Po kemi telashe të shënojmë. Tashmë kemi margjinë më të vogël për gabim”, ka shtuar mes tjerash trajner i katalanëve.
Setien do të ketë punë jashtëzakonisht të vështirë. Çdo dështim i mundshëm në këtë sezon, mund të pasojë me shkarkim pas fundit të sezonit.