Fitore të thella të Bayernit dhe Dortmundit, dështon Werderi i Rashicës

Kanë përfunduar një pjesë e ndeshjeve të xhiros së 20-të të Bundesligës gjermane ku Bayerni ka fituar në udhëtim kundër Mainz 05 me rezultat 1-3 dhe ka marrë kreun e Bundesligës gjermane. Fitore ka shënuar edhe Dortmund kundër Union Berlin (5-0), kurse Ëerder Bremen ka humbur si mysafirë i Augsburgut

Mainz 05 -Bayern Munich 1-3

Bayern Munichu e ka vazhduar formën e tyre të mirë të këtij viti duke shënuar fitoren e radhës që ia jep kësaj skuadre tri pikë dhe kreun e Bundesligës gjermane.

Robert Lewandowski shënoi në minutën e tetë për Bayernin, kurse në listën e golashënuesve ishin edhe Thomas Muller (14) dhe Thiago (26). Për vendasit golin e vetëm e shënoi në fund të pjesës së parë Jeremiah St Juste në minutën e 45-të, por që pjesa e dytë nuk i mjaftoi Mainzit për të bërë ndonjë befasi kundër kampionit aktual Bayern.

Me këtë fitore Bayern prin në Bundesligë me 42 pikë, dy më shumë se Leipzig që sonte ka një ndeshje të vështirë kundër Borussia Monchengladbach që është në pozitën e katër me 38 pikë.

Borussia Dortmund e shkatërron Union Berlinin

Borussia Dortmund e ka shkatërruar me rezultat 5-0 Union Berlinin.

Jadon Sancho do të shënonte golin e parë për Dortmundin në minutën e 13-të kurse pesë minuta më vonë Erling Haland do ta dyfishonte epërsinë. Me rezultat 2-0 përfundoi pjesa e parë. Në pjesën e dytë Dortmund shënoi tre gola. Reus shënon në minutën e 68 kurse në listë të golashënuesve ju bashkuan edhe Axel Witsel (70) dhe Haland (76).

Dortmund me këtë fitore është në vendin e tretë me 39 pikë kurse Union Berlin është në pozitën 12-të me 23 pikë.

Werderi i Rashicës dështon në Augsburg

Edhe një dështim i Werder Bremenit të Milot Rashicës sonte.

Edhe pse Werderi ishte në epërsi pas autogolit të Tim Jedvaj në minutën e 23-të.

Megjithatë, Florian Niederlechner do ta barazonte rezultatin në minutën e 67-të kurse Werder do të përmbytej në minutën e 82-të me golin e Vargas.

Me këtë humbje Bremen mbete në zonën e rrezikut, në vendin e 16-të me 17 pikë kurse Augsburg është në vendin e nëntë me 26 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *