Gjilani ka fituar derbin e javës së gjashtë të Superligës së Kosovës ndaj Dritës.
Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi ka fituar ndaj Dritës 0-2, me golat që u shënuan nga Progni dhe Kelmendi.
Pas ndeshjes, trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi foli për Art Motion, ku tha se është shumë i lumtur.
“Është e vërtetë, ka pas ndeshje që kemi luajtur më mirë, por s’kemi fituar, jemi angazhuar të gjithë skuadra, ishte rezultat i punës së madhe të tifozëve. Baba është këtu, ai festim erdhi pasi me shkarkuan, me ngarkuan. Gjatë tërë kohës ka tendencë me na destabilizu, une jam Mourinho për këtë ligë. Kanë ardhë trajnera e kanë shku, une jom hala këtu”, tha fillimisht Munishi.
“E kemi një president që është njëshi në futbollin e Kosovës”, tha ndër të tjerash Munishi.