Liverpooli arriti ta shënonte edhe golin e dytë ndaj Manchester Unitedit, por që ajo u anulua.
The Reds shënuan golin e parë me anë të Virgil Van Dijk, derisa ishin shumë afër ta dyfishonin rezultatin.
Mbrojtësi holandez bëri një ndërhyrje të palejueshme ndaj Davi de Geas, e që nga aty përfitoi Sadio Mane.
Senegalezi asistoi më pas te Roberto Firmino që shënoi një gol të bukur në minutën e 26-të, mirëpo ai u anulua nga VAR-i, për shkak të ndërhyrjes në portierin spanjoll.
Rezultati aktual i derbit që po zhvillohet në Anfield Road është 1-0.
VAR cancels #Firmino goal for an earlier #VanDijk foul#LIVMUN https://t.co/sR8rhHBl22
— gif Goals (@gifGoals_) January 19, 2020