Financimi i fshehtë 103 milionë sterlina i Abramovich, plas skandali, si u paguan Broja dhe Rashica

Një lajm i bujshëm është duke bërë xhiron e mediave botërore. Sipas raportimeve, manjati rus, Roman Abramovchç financoi fshehurazi klubin holandez të Viteses, të quajtur dikur skuadra B e Chelseat.

Sipas hulumtimeve të fundit, pretendohet se rusi pompoi 103 milion stërlina te klubi holandez, gjatë kohës që ishte pronar i Chelseat.

Prestigjiozia “The Guardian”, pretendon se dokumentet e nxjerra nga “MeritServus”, të quajtura “dosjet e oligarkut”, duket se tregojnë se Abramovicç ndihmoi në financimin e marrjes së Viteshes nga Merab Jordania në vitin 2010, nëpërmjet entiteteve të shumta në parajsat fiskale.

Në raport thuhet se federata holandeze ka kërcënuar se do të tërheqë licencën profesionale të Viteshes, klub me histori 113 vjeçare, nëse nuk ka qartësi për situatën deri më 11 prill.

Dyshimet e para u ngritën në vitin 2010 kur klubi holandez u ble nga ish-futbollisti gjeorgjian Merab Jordania, i cili u paraqit në konferencën e parë duke folur për Abramoviç si mik, por duke mohuar çdo përfshirje në klub.

Por vëmendja u kthyen kur marrëdhëniet mes dy klubeve u intensifikuan me Çelsin që dërgoi disa lojtarë në huazim te Vitese, duke përfshirë Matiç dhe Maunt. Por, në dosje janë përfshirë edhe rrogat e lojtarëve shqiptarë si Armando Broja dhe Milot Rashica që luajtën për Vitesen në vitet 2020-2021 dhe 2015-2018…

Dokumentet e zbuluara duket se tregojnë se Abramoviç financoi Vitesen me një sërë kredish me vlerë të paktën 117 milionë euro deri në vitin 2015.

Një shifër dhe pothuajse 10 herë më e lartë se xhiroja e holandezëve, në 2014/15 ishte një total prej 14 milionë eurosh. Dhe me ato para, u paguan shumë rroga lojtaresh që vlenin shumë herë më shumë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *