FFK pjesë e minimaratonës “Vrapo për Autizëm 2022”

Federata e Futbollit e Kosovës është bërë pjesë e minimaratonës “Vrapo për Autizëm 2022”, që do të mbahet më 3 korrik në sheshin e kryeqytetit, e ku mjetet e grumbulluara nga ky aktivitet do të ju dhurohen fëmijëve me autizëm.

Presidenti I FFK-së, Agim Ademi sot ka pritur në zyrën e tij Uran Hamitin nga I cili pranoj numrin e pjesëmarrësve në këtë minimaratonë.

“Kisha kënaqësinë që të takoja Uran Hamitin dhe nga ai të pranoja numrin e pjesëmarrjes në këtë minimaratonë. Po ashtu, Uranit dhe drejtuesve të organizatës “ReplayPeace” ia shpreha mbështetjen time dhe të FFK-së për të gjitha aktivitetet e kësaj organizate.

Ftoj të gjithë komunitetin e futbollit që t’i bashkohen këtij aktiviteti dhe me blerjen e numrit për pjesëmarrje në minimaratonë prej 3 euro të japin kontributin e tyre për fëmijët me autizëm”, ka shkruar Agim Ademi në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *