Feronikeli i nis përgatitjet, i pranishëm edhe përforcimi i madh

Feronikeli i ka filluar sot stërvitjet për fazën tjetër të edicionit 2020-21.

Pas pushimit aktiv, futbollistët janë grumbulluar përsëri sot në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Skuadrës i është bashkuar edhe transferimi më i ri, Damir Kojasevic, i cili u njoftua me shokët e skuadrës dhe stërviti së bashku me ta.

Futbollistët edhe gjatë pushimit dukeshin se kishin ruajtur formën nën instruksionet e kryetrajnerit, Klodian Duro, gjë që prodhoi një stërvitje kualitative edhe në ditën e parë.

Gjatë javës, Duro, pritet të intensifikojë ritmin e stërvitjeve, varësisht nga reagimi i skuadrës dhe forma që do të kapin lojtarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *