Feronikeli ’74 shënon fitoren e parë sezonale

Skuadra nga Drenasi, Feronikeli ’74 ka arritur fitoren e parë sezonale në elitën e futbollit kosovar.

Të premten, Feronikeli ’74 mposhti 3:1 Suharekën në stadoin “Rexhep Rexhepi” në kuadër të xhiros së 15-të.

Hasan Hyseni në minutën e 23-të nga penalltia, pastaj Stivian Janku në minutën e 48-të dhe Lavdim Zumberi në të të 55-tën, shënuan golat për Feronikelin ’74.

Golin e nderit për Suharekën që regjistroi humbjen e gjashtë dhe mbet në kuotën e 19 pikëve, e shënoi Adem Maliqi.

Përkundër fitores, Feronikeli ’74 mbetet i fundit në tableë me 6 pikë të mbledhura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *