Evropiani në këmbët e Alitit, çfarë ka humbur në minutën e fundit të ndeshjes

Ëndrra evropiane për Kosovën mbetet vetëm ëndërr.

Në gjysmëfinale të play-off, Kosova, që luajti edhe me mungesa të Rrahmanit, Kryeziut, Muriqit e Rashicës, u mposhtë 2-1 nga Maqedonia e Veriut.

Kjo ndeshje do të kishte marrë kaheje tjetër nëse ‘Dardanët’ do të ishin treguar më të saktë.

Rast të mrekullueshëm kishte qendërmbrojtësi, Fidan Aliti, në minutën e 94’.

Pas një goditje të fortë nga ana e Edon Zhegrovës nga distanca, portieri e devijoi topin dhe aty u gjend Aliti por besoni apo jo, nga pak metra distancë, ai nuk arriti ta dërgojë atë në rrjetë, që do të ishte gol i barazimit, ndoshta edhe evropianit./GE/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *