“ESPN Argentina”: Messi do nënshkruajë kontratë të re dyvjeçare me Barcelonën

Argjentinasi është afër të nënshkruajë rinovimin e kontratës deri në qershorin e vitit 2023, pra edhe për dy vite të tjera, raporton lajmi.net.

Pos kësaj, media argjentinase raporton se Barcelona do bëj çmos për t’u siguruar se Messi do luajë pranë Neymar edicionin tjetër, duke e bërë brazilianin prioritet për afatin kalimtar veror.

Messi, të cilit i skadon kontrata në qershorin e 2021, ka treguar dëshirën që të bashkohet me bashkëlojtarët e vjetër dhe të vazhdojë të fitojë tituj.

Neymar asnjëherë nuk e fshehur dëshirën të luajë sërish me Messin dhe ende s’ka nënshkruar rinovimin me PSG-në.

Kontrata e brazilianit skadon në vitin 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *