“Është më i mirë se Xhaka. Dua t’ia jap Mourinho-s”, deklarata befasuese e presidentit

Sampdoria kërkon të mbushë arkat dhe synon të përfitojë një shumë të majme nga talenti danez danese Mikkel Damsgaard.

Këtë e ka bërë të ditur në mënyrë të qartë presidenti Massimo Ferrero, i cili ka zgjedhur Roma-n si klubin e duhur për lojtarine datëlindjes 2000.

“Damsgaard është mesfushori që i duhet Roma-s, nëse më telefonojnë do të biem dakord”, ka thënë numri një i Samp-it.

“Është më i fortë se Xhaka dhe mund të luajë edhe në atë pozicion. Kërkesa 25 milionë euro? Të ulemi, mjafton që të më telefonojnë dhe do ta gjejmë një zgjidhje”, ka shtuar Ferrero.

“Xhaka nuk do të shkojë te Roma, kështu që i duhet një mesfushor tjetër. Unë do të doja që Damsgaard të shkonte te Roma, sepse jam romanist dhe do të ishte një përforcim i madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *