Mesfushori danez është një lojtar i ri i Interit, duke u transferuar nga Tottenham.
27 vjeçari, pas zyrtarizimit si lojtar i Interit, ka folur për faqen e klubit, duke thënë se mezi ka pritur këtë kalim në Serie A.
“Mezi prisja të vija këtu, të jem këtu është diçka shumë e bukur dhe jam i lumtur që jam një lojtar i ri i Interit”, ka deklaruar Eriksen.
“Jam shumë i emocionuar dhe mezi pres të njoftohem me tifozët, unë kam pasur tashmë mundësinë të ndjej ngrohtësinë e tyre, ishte një mirëseardhje fantastike”.
“Tani është koha për një sfidë të re, unë jam shumë i lumtur që kam mundësi të luaj në Serie A, te një klub i shkëlqyer si Inter, një klub fantastik”.