Erik ten Hag drejt largimit nga Unitedi?

Erik ten Hag duket se i ka të numëruar orët si trajner i Manchester United.

Kjo pas të gjitha mediat më të mëdha angleze duke përfshirë Daily Mail, Mirror dhe Sky Sports kanë raportuar për Ten Hagun që ka humbur një pjesë të dhomës së zhveshje.

“Një numër lojtarësh të lartë të Manchester United thuhet se po vënë në dyshim qasjen dhe taktikat e Erik ten Hag”.

“Disa besojnë se janë detyruar të stërviten shumë këtë sezon, ndërsa të tjerë mendojnë se trajneri është shumë autoritar”, thotë Chris Wheeler.

Përndryshe, Unitedi pas 14 xhirove ka grumbulluar 24 pikë – tetë fitore dhe gjashtë humbje.

Djajtë e Kuq në javën e 15-të do të ballafaqohen me Chelsean, nesër duke filluar nga ora 21:15.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *