Emocionuese: Futbollisti i Iranit në lot pas ndeshjes, përfaqohet ngrohtësisht nga futbollisti amerikan

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë triumfuar në ndeshjen e djeshme ndaj Iranit.

Rezultati përfundimtar ishte 0 me 1, me amerikanët që kaluan tutje, kurse iranianët u eliminuan nga Kupa e Botës 2022.

Një moment shumë emocionues u pa pas ndeshjes, atje ku mbrojtësi i djathtë i Iranit, Ramin Rezaeian ‘shpërtheu’ në lot. Afër tij menjëherë ishte futbollisti amerikan, Antonee Robinson që e përqafoi ngrohtësisht për një kohë të gjatë.

Video u bë virale në gjithë botën, kjo edhe për faktin se dihen qëndrimet dhe raportet e ashpërsuara mes dt vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *