Vedat Muriqi erdhi në Lazio verën e kaluar nga Fenerbahce. Skuadra italiane pagoi 18 milionë euro për sulmuesin kosovar.
Tani, Valencia po e monitoron atë. Ekipi spanjoll e dëshiron atë në formë huazimi për shkak të problemeve ekonomike të lëna nga pandemia.
Me ardhjen e Mauricio Sarri, Lazio ndryshoi formacionin në sulm, duke filluar të luante me një sulmues të vetëm. Pa dyshim, Ciro Immobile është titullar në 11-shen e Sarrit.
Felipe Caicedo, është zëvendësuesi i parë, gjithashtu Cedric Gondo dhe Simone Palombi shfaqen në stol.
“Vedat Muriqi është i vetëdijshëm se është shumë e vështirë të kesh një vend në sistemin e ri të Sarrit. Edhe pse thotë se do të vazhdojë në Serie A, ai është i vëmendshëm ndaj ofertave nga jashtë” – shkruan media spanjolle AS.