Driton Kuka: Besoj se do të fitojmë edhe dy medalje

Ekipi Olimpik i Kosovës ka mbërritur në Kosovë pas suksesit të madh ku arritën të sigurojnë dy medalje të arta për Kosovën.

Fillimisht Distria Krasniqi dhe më pas Nora Gjakova ia siguruan Kosovës dy medalje të arta në Tokio 2020.

Trajneri i skuadrës kosovare të xhudos, Driton Kuka gjatë një interviste për media ka falenderuar Majlinda Kelmendin për të cilën ka thënë se ka bërë që të njihet Republika e Kosovës në botë.

Kuka ka thënë se pas tij rrugën e trajnerit të xhudos do t’a vazhdojnë edhe Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova.

Ai gjithashtu ka falenderuar presidenten Vjosa Osmanin për përkrahjen në Lojërat Olimpike dhe për mikëpritjen në Kosovë së bashku me kryeministrin Albin Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *