E PAPRECEDENTË! Policia dhe qeveria bëhen shkak për anulimin e Shqipëri-Angli

Duket se lufrta mes qeverisë shqiptare dhe FSHF-së tashmë është totale. Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, mazhoranca qeverisëse socialiste ka shkuar deri aty, sa të mos reagojë për pastrimin e ndërtimeve pa leje përreth stadiumit “Arena Kombëtare”, kërkesë kjo e UEFA-s për sigurinë e ndeshjeve. Refuzoi edhe kthimin e tifozëve në masën 30 për qind për kualifikuesen ndaj “Tre Luanëve”. Por, paska edhe më keq, sepse në mënyrë të paprecedentë, policia e kryeqytetit thotë se nuk merr përsipër mbarëvajtjen e ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndaj Anglisë. FSHF e ka denoncuar këtë fakt të rëndë, duke kërkuar reagim urgjent, ndryshe do të shkohet drejt anulimit të sfidës Shqipëri-Angli, çka do të turpëronte botërisht shtetin shqiptar:

“Sot, në Federatën Shqiptare të Futbollit ka mbërritur një shkresë, me numër protokolli 2877, e datës 23.03.2021, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, me firmën e Drejtuesit të Parë, Rebani Jaupi, e cila thekson se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë nuk garantojnë marrjen e masave para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Angli, në datë 28 mars 2021, ora 18:00.

Gjendur përballë situatës ku autoritetet shtetërore nuk kanë reaguar pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Futbollit, të datës 17.03.2021, me numër protokolli 538, drejtuar Znj.Dallëndyshe Bici, Drejtuese e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Z.Mariglen Qato, Drejtues i Inspektoriatit Urbanistik Vendor Bashkisë Tiranë, për lirimin e hapësirave në perimetrin e Stadiumit Kombëtar “Air Albania”, kërkojmë reagim urgjent të këtyre strukturave.

Anulimi i ndeshjes Shqipëri-Angli, e parashikuar për t’u luajtur në “Air Albania Stadium”, do të kishte pasoja katastrofike për imazhin e vendit tonë, ekipin kombëtar dhe në përgjithësi për futbollin shqiptar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *