Chelsea fitoi sot me shifrat 7-0 ndaj Norwich, me një paraqitje mbresëlënëse sulmuese. Por në rrjetet sociale po flitet vetëm për portierin e Edouard Mendy dhe ndërhyrjen e tij të pabesueshme që i mohoi golin Milot Rashicës.
Në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes, kur rezultati ishte 3-0 për Chelsean, Norwich krijoi një nga rastet e rralla sulmuese teksa Çilluell humbi topin para zonës. Rashica me shpejtësi u shfaq para Mendy dhe u duk sikur gjeti hapësirën për të kaluar portierin e londinezëve dhe për të gjuajtur në portë.
Por në mënyrë të pabesueshme, Mendy bëri një ndërhyrje të denjë prej një mbrojtës kalibri, duke ndalur me këmbë goditjen e Rashicës që dukej gol i sigurt, e duke lënë të shtangur edhe vetë sulmuesin e Kosovës, i cili humbi mundësinë për të lënë shenjë në këtë sfidë e për t’i dhënë një ngushëllim sado të vogël ekipit të tij.
Chelsea fans how did you feel when Mendy made this save??? ?? pic.twitter.com/OmT4Aswck2
— Rola (@kofoworola__a) October 23, 2021