Bersant Celina spektakolar, shënon golin e fitores në minutat shtesë të takimit

Bersant Celina ka shënuar golin e parë për Ipswichin në League One që kur u kthye te ky klub këtë verë.

Futbollisti kosovar realizoi në minutën e fundit të ndeshjes kundër Fleetwood, për t’i siguruar tri pikë skuadrës së tij. Celina shënoi për rezultatin 2:1 në minutën e 93’të të takimit.Ai u inkuadrua në fushë në minutën e 65-të.

Në gjashtë paraqitje, 25-vjeçari ka edhe tri asistime, me Ipswichin që është në mesin e tabelës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *