E pabesueshme: Ja çfarë kishte nder mend të bënte Krasniqi në rast humbje nga Boeseli

Boksieri kosovar, Haxhi Krasniqi, është shpallur kampion bote në WBA dhe IBO në kategorinë gjysmë të rëndë.

Krasniqi arriti të triumfonte pasi nokautoi qysh në rundin e tretë boksierin gjerman, Dominic Boesel.

Boksieri nga Juniku sonte i ftuar në Klan Kosova po rrëfen historinë e karrierës së tij.

Ai ka thënë se në rast mos fitoreje ndaj Boselit e kishte menduar edhe pensionimin.

“E kam një karrierë të pastër, nuk kam bërë gjëra të këqija. Karriera ime ka qenë e rëndë. Nuk e kam asnjë ndeshje amatore. E kam menduar pensionimin në rast se nuk do të fitoja ndaj Dominic Boeselit”, deklaroi Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *