Klubi parisien, PSG e ka konfirmuar lëndimin e yllit të skuadrës, Neymar, i cili pritet të mungojë për gjashtë deri në tetë javë.
PSG përmes një komunikate zyrtare ka konfirmuar lëndimin e Neymar, që është ndrydhje e këmbës së majtë në ligamente.
“Ekzaminimet e kryera mbrëmë konfirmojnë se Neymar ka pësuar një ndrydhje të këmbës së majtë me lëndime të ligamenteve. Pritet të mungojë për gjashtë deri në tetë javë”, shkruhet në komunikatë.
Braziliani u largua duke qarë nga fusha në fitoren ndaj Saint-Etienne.