Skuadra e Llapit është shumë afër transferimit të futbollistit të njohur shqiptar, Suad Sahiti.
Sahiti i cili luan si sulmues i djathtë ka pasur një karrierë mjaft të lavdishme deri më tani në disa skuadra evropiane si Sibenik, AE Larisa, Plock e Zrinjski Mostar.
28 vjeçari u largua nga klubi kroat Sibenik dhe tashmë është lojtar i lirë, teksa është pranë transferimit tek Llapi.
“Suad Sahiti është afër transferimit tek Llapi, kanë mbetur veç edhe disa detaje të vogla”, tha Tahir Batatina për “GazetaBlic Sport”.
Klubi llapjan në parim ka arritur marrëveshje me lojtarin, teksa pritet që në vijim të zyrtarizojë lojtarin si prurje të re, ku do ta ndihmojë klubin në ojbektiva në vazhdim të edicionit.