Futbollisti i kombëtares shqiptare, Armando Broja po shkëlqen me skuadrën e Southampton, atje ku të gjithë duan që ai të qëndrojë.
Por, sipas Fabrizio Romano, skuadra e Chelseat po planifikon që Armando Broja të jetë pjesë e projektit të tyre të ardhshëm.
Teksa, trajneri i “Shenjtorëve”, Hasenhuttl tha se ai dëshiron të jetë me Southampton.
“Ne do të donim ta zgjasnim qëndrimin e tij këtu, atij i pëlqen. Ai dëshiron të jetë me ne”.
Armando është në pronësi të Chelseat, por do të qëndrojë në huazim deri në fund të sezonit.
Ky është viti i dytë radhazi që ai po e kalon në huazim, pasi sezonën ishte pjesë e Vitesses.
Broja shënoi mbrëmë ndaj Brentford golin e 5’të sezonal.