E bujshme nga Spanja, ja dy lojtarët që do të sakrifikojë Inter-i për Messi-n

Pavarësisht lamtumirës së Bartomeu-t, e ardhmja e Leo Messi-t duket se nuk është akoma e vendosur.

Nga Spanja, në fakt, kanë shkruar se Messi është akoma i pasigurt për karrierën e tij dhe se klubi katalanas po mendon edhe për një plan B në rast se ai do të vendosë të largohet.

Skuadra që mund të përfitojë nga ky vendim mund të jetë Inter-i i Antonio Conte-s.

Sipas Don Balon, Barcelona duket se i ka dhënë Messi-t një ultimatum: brenda 15 dhjetorit duhet të vendosë nëse do të qëndrojë apo do të largohet.

Nëse do të ndodhë e dyta, Barça mund të vendosë ta largojë argjentinasin që në merkaton e janarit. Ideja është ajo që të përfshihet Messi në një super këmbim me Inter-in.

Barcelona do të donte të siguronte Lautaro Martinez dhe Nicolo Barella. Demi mbetet në shënjestrën ne katalanasve prej më shumë se një viti, ndërsa mesfushori duket se ka bindur plotësisht trajnerin Koeman.

Një skenar i bujshëm dhe i vështirë, por jo i pamundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *