Dybala, gjithnjë e më larg Juves. Ja dy klubet gjigante në “pole” për argjentinasin

Fjalët gjithmonë kanë peshë dhe në këtë rast, ato të Pavel Nedved, thënë për DAZN, e kanë bërë të qartë të ardhmen e Paulo Dybala. Sepse, nëse nga njëra anë Cristiano Ronaldo dhe Andrea Pirlo qëndrojnë në qendër të projektit bardhezi, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për talentin argjentinas.

“Na ka munguar Paulo, ai do të na kishte garantuar variante të ndryshme loje dhe gola. Dybala ka kontratë edhe për një vit tjetër dhe nuk kam asgjë tjetër për t’i shtuar asaj që Paratici dhe presidenti Agnelli kanë thënë tashmë. Por, është e qartë se te Juventusi po vlerësojmë çdo mundësi tregu”, – ishin fjalët e zv.presidentit të Juventusit, i cili kështu pothuajse i jep fund aventurës së lojtarit në Torino.

Tani do të jetë një çështje e të kuptuarit se si ta marrë këtë Dybala. Për momentin, shkruan “Corriere dello Sport”, ekzistojnë dy mundësi tregu: një shkëmbim me Griezmann, me synimin e fitimit të kapitalit (me Barcelonën), ose me Icardi (PSG). Nga Premier League duket se ka interes prej Chelsea dhe Tottenham.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *