Sot do të nisë java e katërt në Superligën e Kosovës në futboll. Në program për t’u zhvilluar janë dy ndeshje.
Dukagjini e pret Ballkanin në stadiumin “18 Qershori”, kurse Prishtina zhvillon ndeshjen ndaj Lirisë në Hajvali.
Të dy takimet zhvillohen nga ora 15:00.