Dy ndeshje interesante sot në Superligë, në fushë zbresin Ballkani dhe Drita

Në këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e 28-të në Superligën e Kosovës.

Kryesuesja e tabelës, Drita do të përballet me skuadrën e Trepçës ’89 ditën e sotme me fillim nga ora 15:00.

Të dy ekipet kanë fituar nga një përballje ndaj njëra-tjetrës, ndërsa kanë barazuar një herë këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll.

Poashtu, sot do të zhvillohet edhe takimi tjetër mes Ballkanit dhe Malishevës. “Xhebrailat” janë të detyruar për fitore për ta ndjekur kreun e tabelës, kurse skuadra e Bylbyl Sokolit kërkon poashtu pikët shumë të rëndësishme për mbijetesën.

Sfida shumë të interesante ka edhe të dielën. Prishtina është nikoqire e Dukagjinit, kurse dy ndeshjet e tjera janë ato mes Llapit dhe Drenicës si dhe ajo mes Ferizajt dhe Gjilanit.

Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 15:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *