Dy lojtarë të Torinos rezultojnë pozitiv me COVID-19 pas kthimit nga kombëtaret

Klubi i Torinos po vazhdon të përballet me probleme për shkak të pandemisë me koronavirus.

Skuadra e Serie A ka njoftuar se edhe dy lojtarë të tjerë kanë rezultuar pozitiv pas kthimit nga ndeshjet e kombëtareve të tyre.

Torino në njoftimin zyrtarë nuk ka treguar emrat e futbollistëve të cilët kanë rezultuar pozitiv, por bëhet e ditur se lojtarët nuk kanë pasur kontakt me pjesën tjetër të ekipit dhe se tashmë janë izoluar.

Kujtojmë se pjesë e skuadrës italiane janë edhe dy lojtarët e Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Mergim Vojvoda dhe Samir Ujkani të cilët kanë marrë pjesë në grumbullimin e “Dardanëve” për muajin nëntor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *