Dukagjini, skuadra e parë që e ndal Ballkanin në këtë sezon, Liria i merr pikë Prishtinës në derbin e vjetër

Skuadra e Ballkanit ka barazuar në udhëtim ndaj Dukagjinit.

Dukagjini dhe Ballkani luajtën baras 1-1 në ndeshjen e sotme të zhvilluar në Klinë.

Skuadra e Armend Dallkut kaloi e para në avantazh me Altin Merlakun, i cili realizoi në minutën e 44’të, pas një skeme nga korneri.

Në pjesën e dytë, ishte Ballkani skuadra më kërkuese dhe gjeti golin e barazimit me Albin Berishën në minutën e 71’të. Deri në fund, Ballkani kishte raste me Gripshin dhe Thaqin, por nuk ia dolën të gjejnë rrjetën.

Në ndeshjen tjetër në Hajvali, Prishtina dhe Liria poashtu luajtën baras 1-1.

Prishtina ishte në epërsi me golin e Leotrim Kryeziut në minutën e 34’të. Në pjesën e dytë, Liria barazoi rezultatin me Prince Tijueza.

FC Prishtina deri në fund kishte raste me Leotrim Kryeziu, i cili humbi penalltinë dhe me Kurtaj i cili goditi shtyllën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *